Aurela Gaçe na kujtoi modelin më të freskët të verës
Në këto ditë të të nxehtit përvëlues që ka pushtuar të gjithë Evropën, ajo që duam më shumë është të ndihemi sa më freskët. Përveç rrobave që duhet t`i zgjedhim me kujdes, jo materiale që na japin vapë, edhe flokët duhet t’i sajojmë me modele që të duken bukur dhe njëkohësisht të qëndrojnë sa më larg shpatullave dhe qafës. Nuk është e thjeshtë të gjesh modelin e duhur për t’u dukur bukur, por VIP-at ia dalin gjithmonë, madje gjithmonë na japin ide edhe ne të tjerëve.
Aurela Gaçe, në daljen e saj të fundit televizive, na kujtoi se një prej modeleve më të freskëta të verës është pikërisht ky. Bisht-gërshet është modeli i viteve `90 që është rikthyer fuqishëm në modë edhe këtë vit.
Gërsheti i madh dhe thurjet e mëdha janë edhe më të bukura. Kjo mund të jetë arsyeja pse shumë vajza kanë filluar t’i aplikojnë gërshetat e tyre të duken më të trasha.
Gërshetat e vogla mund të jenë të bukura, por mega-gërshetat janë trend nëpër pasarela. Gërshetat e trasha, gërshetat tepër të mëdha, quani si të doni, por duhet të duken të mëdha dhe joshëse.
Thurjet me bisht, stili “Milkmaid”, që fillojnë menjëherë pas veshëve janë të këndshme, por mund të ngjyrosni një fije floku në një nuancë pastel ose ngjyrë të ndezur fluoreshente për të shtuar një element vere.
Ose zgjidhni një aksesor flokësh dhe provoni të ndërthurni një fjongo përmes gërshetit.
Në pasarela, gërshetat e mëdha kanë qenë të larmishme.
Flokët e gjatë funksionojnë më së miri për këtë, sepse kjo do të thotë që ju keni më shumë mundësi për të luajtur, por gjithmonë mund të përshtatni stilin dhe t’i gërshetoni edhe flokët e shkurtër.
Ose bëni siç bënin stilistët në prapaskenë, me zgjatime flokësh. Më e thjeshtë apo jo? BW