Aurela Gaçe kishte ditëlindjen, ja kush këndoi në festën e saj

Ditën e djeshme këngëtarja shumë e dashur për publikun, Aurela Gaçe festoi ditëlindjen e saj të 44. Këtë ditë të veçantë këngëtarja vendosi ta festojë mes miqsh dhe familjarësh në një darkë të madhe. Të pranishëm ishin personazhe të njohur të ekranit, si Ardit Gjebrea, Marcela Lati, Armand Peza, etj, shkruan Who. Në mes të një atmosfere festive, miqtë kanë surprizuar këngëtaren me ardhjen e artistit të madh të muzikës shqiptare, Aleksandër Gjoka. Teksa ai ka nisur të këndojë, pjesë e këngës është bërë edhe Aurela me energjinë e saj. Dy artistët, përveç se kolegë, ruajnë një miqësi shumë të mirë prej vitesh.

https://www.youtube.com/watch?v=shNYsqDd77A&feature=youtu.be