Aurela Gaçe feston përvjetorin special: Askush nuk e dinte nëse ndonjëherë do të arrija diçka

Dita e sotme është tepër speciale për këngëtaren e njohur Aurela Gaçe. E njohur për talentin e padiskutueshëm, për energjinë dhe pasionin që ka dhuruar ndër vite në skenat shqiptare, këngëtarja ka ndarë pak orë më parë përjetimet e 25 viteve në skenën e ‘Festivalit të RTSH-së’. Aurela i ka emocionuar të gjithë me dedikimin e veçantë për të gjithë ata që e mbështetën gjatë gjithë karrierës së saj, bashkangjitur një videoje të vjetër nga performanca e parë në festivalin e madh.

Aurela-Gace-2

“Festoj 25 vjetorin, në skenën e festivalit të madh domethënë, se mos ngatërrohemi. A mundem t’i falenderoj mjaftueshëm ato njerëz që besuan në ëndrrën time akoma pa e filluar? Asnjëherë. Gjithmonë ndihem borxhlie ndaj familjes time (xhaxhallarë e teze e deri kushërinj që më hapen dyert, të jetoja me ta çdo vit, nga dy-tre muaj. Qysh nga mosha 4 vjeç e gjysmë deri në adoleshencë, pasi ishte rrugëtim i gjatë që në fëmijëri, e megjithëse familja ime jetonte në fshat, sakrifica bëhej e dyfishtë edhe për familjarët e tjerë që duhet të më mbanin, të më çonin e të merrnin nga provat, përditë, derisa mbaruan edhe festivalet e fëmijëve)… edhe ja, erdha në Festivalin e Madh…1993. Përsëri familja ime u bë mbështetja më e madhe. Hapën dyert, jo një ditë, jo një muaj, por me vite, derisa mami e babi im erdhën pranë meje në kryeqytet. Jam gjithmonë mirënjohëse për çdo sakrificë që kanë bërë për mua e për atë, ëndrrën time… Askush nuk e dinte se ku do të arrija, e nëse ndonjëherë do të arrija diçka… por ata thjesht më ndihmuan.

https://www.instagram.com/p/BrlIY6FAT3w/

Vlera e tyre njerëzore më ka bërë edhe më të ndjeshme, më ka bërë të kujtoj gjithmonë nga vij e si erdha deri këtu. Faleminderit Familja. Ju dua më shumë seç fjalët mund ta shprehin”, shkruan Aurela. Kënga me të cilën Gaçe u ngjit në skenë në ’93-in titullohej ‘Pegaso’. Në video bie në sy look-u i veçantë i Aurelës, e cila shpjegon se kostumin që kishte veshur e ka marrë borxh. Sigurisht nuk mund të mungonin modifikimet e saj në stil për ta bërë origjinale, siç bën ende sot, shkruan Who.Këngëtarja ka qenë gjithmonë vetvetja, gjithmonë e preferuara e publikut, sot dhe dekada të shkuara.