Aurela Gaçe emocionon me fjalët për vajzën e dytë
Vajza e vogël e këngëtares Aurela Gaçe sot feston ditëlindjen. Ajo erdhi në jetë dy vite më parë dhe që nga ai moment jeta për familjen e këngëtares është bërë edhe më e bukur. Edhe këtë herë Aurela nuk e tregoi imazhin e së voglës, të cilën siç duket është e vendosur ta fshehë edhe për pak kohë, shkruan Who. Por kur shkruajti për të çdo fjalë transmetoi emocion.“Si sot dy vite më parë në këtë orë erdhe në jetë ti, jeta jonë, bota jonë. Përfundimisht kjo na e hoqi trurin të gjithëve në shtëpi, neve edhe Grace, motrës së madhe. Apo si ka ardhur goja tani dhe tëpë tëpë gjithë ditën. Zot faleminderit për këtë bekim!”,shkruan ajo.