Aurela Gaçe bëhet nostalgjike e publikon fotot e 24-viteve më parë
Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe, duket se është bërë nostalgjike, pasi në profilet e saj në rrjetet sociale ka publikuar disa fotografi të shumë viteve më parë.
Fotografitë e publikuara nga Aurela datojnë nga viti 1995 deri në 1999-n. Në këto imazhe, ajo shfaqet me look të ndryshme, duke nisur nga flokë të shkurtër apo të gjatë, nga brune dhe bionde.
Gjithashtu bie në sy edhe veshja e këngëtares, e cila gjithmonë ka guxuar në zgjedhjet e saj.
“ eh thuaj .
Kë të marr e kë të lë?
Po ju cilen nga keto 10 Aurela zgjidhni? (Fotot jane vitet 1995 deri 1999). …..
Tani puna eshte se kam 1 vit me floke te zeza po mè hanë duart dmth”, shkruan këngëtarja krahas fotove.
Por pavarësisht se kanë kaluar kaq shumë vite, mund të themi se për Aurelën duket se koha ka ndaluar, pasi duket po njësoj si atëherë.