Aurel Thëllimi rrëfen lidhjen me Eldën: “Historia që nisi nga një puthje në Qytetin Studenti”
Historia e dashurisë së çiftit Aurel Thëllimi dhe Elda Koçibelli është tejet e veçantë. Çifti ishin dje të ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, për të rrëfyer pikërisht këtë histori. Ata treguan se janë njohur gjatë studimeve, dhe që pas asaj kohe nuk janë ndarë më kurrë. “Ne nuk kemi patur një dashuri të menjëhershme, kemi qenë shokë klase. Elda ka qenë vajzë shumë sistematike, mësonte shumë, ndërkohë unë isha natyrë rebele, më pëlqente ta merrja jetën me sportivitet. Në Akademinë e Arteve ne gjithmonë debatonim dhe ka qenë Vikena Kamenica, ajo që na tha ju të dy do ta keni të ardhmen bashkë. Dhe vërtetë ndodhi që pas një viti, ne patëm impaktin e parë të dashurisë. Ne të dy qëndronim në Qytetin Studenti dhe ndonjëherë e bënim rrugën bashkë dhe ndonjëherë edhe stinët të ndihmojnë dhe duke qenë se e bënim rrugën bashkë dhe një natë i hodha dorën në qafë sepse binte shi dhe i kam marrë edhe puthjen e parë. Elda u ndje shumë keq dhe më ka refuzuar, sipas “Tv Klan”. Por gjërat erdhën natyrshëm”, tregoi Thëllimi, i cili nuk hezitoi ta puthte partneren në buzë gjatë programit.