Aty ndodhi vrasja që tronditi Greqinë! Jepet me qera shtëpia ku u vra Caroline. Kush është djali i ri që jeton në vilë: S’më zë gjumi natën, unë nuk dija asgjë…nuk flet me asnjë nga fqinjët…

Fqinja e Caroline ka treguar detaje lidhur me banorin më të ri të komunitetit: Erdhi një punëtor dhe i lëvizi të gjitha gjërat në garazh. Kur i pyeta më thanë se po rinovonin ndërtesën sepse do ta jepnin me qera. Qeraxhiu i ri vjen me makinë dhe nuk flet fare.

Jepet me qera sërish shtëpia në “Glyka Nera” ku edhe ndodhi vrasja e 20-vjeçares Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj, Babis Anagnostopoulos. Sipas mediave greke, në shtëpi jeton një djalë i ri, i cili jeton vetëm.

Fqinja e Caroline ka treguar detaje lidhur me banorin më të ri të komunitetit: Erdhi një punëtor dhe i lëvizi të gjitha gjërat në garazh. Kur i pyeta më thanë se po rinovonin ndërtesën sepse do ta jepnin me qera. Qeraxhiu i ri vjen me makinë dhe nuk flet fare. Shtëpia nuk ishte e Babis Anagnostopulos, por një gruaje nga Australia ku jeton dhe kushërira e saj kujdeset për gjithçka që ka të bëjë me vilën.

Fqinjët i thanë mediave vendase se në momentin kur u transferua qiramarrësi i ri as nuk e kishte idenë se çfarë kishte ndodhur në atë banesë. Por qetësia ka zgjatur shumë pak. Ai i ka rrëfyer një prej banorëve në shtëpinë përballë se pasi ka mësuar për ngjarjen e rëndë nuk mundej të flinte gjatë natës.

Natën e 11 majit, Babis Anagnostopoulos vrau gruan e tij, Caroline në shtëpinë e tyre në Glyka Nera, e për t’i shpëtuar drejtësisë stisi një grabitje duke pretenduar se ishin të përfshirë edhe shqiptarë. Por një muaj pas vrasjes, ai u arrestuar dhe tani ndodhet në pritje të dënimit në burgun e Koridhalosit.

(k.m/dosja.al)