“Aty ku mbahen dasma dhe nisin histori dashurie”, ku ndodhet vendi i preferuar i VIP-ave?
Është një vend jo shumë larg Shqipërisë, ku VIP-at duken se e kanë të preferuarin e tyre. Bëhet fjalë për qytetin e Como-s në Itali.
Në këtë vend janë martuar shumë të famshëm, ndër to shqiptarë, kanë nisur histori dashurie e janë dhënë lajme të ëmbla. Në këtë vend Sara dhe Ledioni kurorëzuan dy vite më parë dashurinë me një dasmë madhështore ku të ftuar ishin shumë personazhe të famshëm.
Gjithashtu edhe aktorja indiane Deepika Padukone u martua në Como të Italisë me partnerin e saj Ranveer Singh. Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha e vizitojnë shpesh këtë vend i cili është i lidhur me historinë e tyre të dashurisë. Në udhëtimin e tyre të parë, Armina dhe Shkëlzeni panë një vend shumë special në Como dhe e bënë traditë që çdo përvjetor të shkojnë tek ai vend. Çifti shkojnë tek i njëjti stol ku Armina mori propozimin e parë.
Këtë vend magjik zgjodhën edhe Xhensila me Besin për të dhënë lajmin e ëmbël se do bëhen prindër për herë të parë. Çifti postuan foto nga pushimet e tyre në Como të Italisë, ku Xhensila shfaqej me barkun e rrumbullakosur dhe deklaruan se shumë shpejt do bëheshin tre. Gjithashtu Como është vendi i preferuar edhe i aktorit të Hollivudit George Clooney. Ai dhe bashkëshortja e tij Amal Clooney kanë blerë një shtëpi në këtë vend./revistawho.com