“Aty ku dielli lind, me fytyrën nga veriu, ku po të kapi shteti, zene se të q*u”; ish-kryebashkiaku i natës përshtat me aktualitetin këngën “Tirona”

Ish-kryebashkiaku u natës, Briken Fejzullai, është një nga kritikët më të ashpër të qeverisë Rama. Në platformën e tij në rrjetet sociale, në Facebook kryesisht, ai denoncon shumë raste abuzive por edhe ironizon rreth asaj që po ndodh çdo ditë në vendin tonë.

Në postimin e radhës, i revoltuar me çka po ndodh në Shqipëri, Fejzullai ka përshtatur këngën e famshme “Tirona” ku asokohe, Edi Rama e kishte këtë bashkëpunim me grupin ËSF si një as nën mëngë për bashkinë e Tiranës.

Ndër të tjera, në rreshtat e kësaj poezie të përshtatur, jep një pasqyrim të halleve të përditshme që kanë zënë Shqipërinë dhe vazhdojnë të jenë një aktualitet që dhemb.

Postimi i plotë:

Kjo është Tirona jonë, Tirona kontradiktës
E zdromsave, rob*imave, e vrasjeve n’mes t’ditës.
Mashtrimit, të vërtetës, shpifjes, interesit
E smogut, betonit, trafikut dhe e stresit.

Ku ta morin n’gojë, dersa t’morin votën.
Ku shembin Teatrin, si bq notën.
Aty ku dielli lind, me ftyrën nga Veriu
Ku po të kapi shteti, zene se të q*u.
Aty ku po bo pare, qen ene bir qeni
Ku klyshi kurvës “shitet”, si nga Ali Demi!

Ku intelektuali s’flet, se ashtu është “muhabeti”
Ku jo çdo artist është, artist prej vërteti.
Kjo është Tirona ime, por është edhe e jotja
Ndaj thuaji dy fjalë, mor të hongërt mortja!

Ref:
Tirona, me hallet tona
Ku qepët, s’i shet mo nona
Polici, e tërheq zvarrë
Se ka marketi, gjith’ ato gjona!

Tirona, në zemrat tona
Urren, orët e vona
Përpiqet, të bëjë si cool
por sot, jo, nuk është “nona”!

Zhurmë – zhurmë, shumë zhurmë, sa zhurmë…

Ps. Landi Hysi Armir Shahini, ju kërkoj ndjesë që ju përdora këngën… por jam i bindur, që si ju ashtu edhe dr Flori (i ndrittë shpirti), do e kishit aprovuar.