Atmosferë e veçantë në shtëpinë e Amarda Toskës, Sia feston 6-mujorin e lindjes
6 muaj më parë çifti i njohur e ekranit, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska u bënë prindër për herë të dytë të një vogëlusheje që e pagëzuan me emrin Sia. Tashmë Sia është kthyer në gëzimin e ditëve të tyre dhe këtë e tregojnë më së miri postimet që bëjnë në rrjetet sociale. Edhe pse çifti ka zgjedhur të mos e bëjë publik imazhin e vajzws, ata shpesh ndajnë me ndjekësit e tyre momentet e ëmbla që kalojnë me të. Normalisht në çdo shtëpi fëmijës më të vogël i kushtohet disi më shumë rëndësi dhe ditën e sotme Sia ka rrëmbyer gjithë vëmendjen në familje. Këtë gjë e tregon edhe torta e personalizuar e përgatitur për 6 mujorin e lindjes, e gjitha në ngjyrë rozë dhe me një stil tipik për princesha, shkruan Who. “Sia ime 6 muaj”, shkruan Amin në foton e publikuar në ‘Instastory’. Ami dhe Ermali janë prindër të dy fëmijëve, djalit Joel dhe vajzës Sia.