Atentat në SHBA, ekzekutohet për vdekje reperi amerikan
Reperi amerikan Slim 400 (Vincent Cohran) është ekzekutuar për vdekje në Inglewood të Kalifornisë. Vrasja e tij ka shokuar publikun pasi nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Edhe në të kaluarën ish-muzikanti amerikan ishte tentuar të ekzekutohej. Në 2019 ai u qëllua me 9 plumba në lagjen “Compton” të Los Angeles. Ai mundi të mbijetonte dhe doli nga spitali pas 15 ditësh.
Cohran lindi në 1988 në një familje ushtarakësh në Gjermani. Familja e tij u zhvendos më pas në SHBA. Slim 400 iu bashkua grupit “Tree Top Pirus”.
(d.v/dosja.al)