Atentat “mbretëreshës” së kartelit të drogës! 20 plumba në drejtim të saj, mbijeton për mrekulli
Mbretëresha e kartelit të drogës i ka mbijetuar atentati të organizuar ndaj saj, ndërsa ishte në arrest shtëpiak.
Camila Marodin, e njohur me nofkën Traffic Cutie në Brazil, akuzohet për krime, trafik droge dhe pastrim parash.
Ajo sapo ishte kthyer në shtëpi kur u qëllua me breshëri plumbash nga një makinë e parkuar.
Por asnjë nga 20 plumbat e qëlluara në drejtim të saj nuk e prekën Camila Marodin. Ndërsa një mik që e shoqëronte, mbeti i plagosur.
Në pamjet shihet momenti kur sapo ajo dhe miku i saj dalin nga mjeti qëllon me preshëri plumbash, dhe të dy vrapojnë të fshihen.
Atentati ndaj Marodin vjen pasi bashkëshorti i saj Ricardo Marodin u vra në festën e ditëlindjes së një prej fëmijëve të tyre në nëntor, disa ditë para se ajo të arrestohej.
Sipas mediave lokale, Camila Marodin u bë një nga drejtuesit e bandës pas ekzekutimit të tij. Ricardo Marodin u ekzekutua teksa po largohej nga vendi ku po zhvillohej festa.
Ai dyshohej se drejtonte një bandë të trafikut të drogës dhe kishte vazhduar lufta midis bandave rivale.
Ndërkohë bashkëshortja e tij u përball me akuzat pasi hetuesit zbuluan 182.000 paund në llogarinë e saj.