Atdheu ndërpret njohjen me Sarën pas puthjes së saj me Rinianin dhe mesazhit kërcënues!
Ndonëse nuk është pjesë e emisionit fizikisht prej ditësh sepse është infektuar me Covid-19, Atdheu ka realizuar një lidhje me Skype ditën e sotme për Për’puthen për të folur rreth dy temave shumë të rëndësishme.
Fillimisht, ai kishte marrë një mesazh kërcënues, nga dikush që i shkruante “O shoku largohu nga Sara dhe hiq dorë! Do ta them vetëm njëherë dhe ta thash.”
Për këtë Atdheu akuzoi Sarën, duke thënë se ajo i ka shpërndarë numrin. Ai tha se ka marrë këtë kërcënim nga shokët e Sarës dhe se e ka zbuluar se kush është. Madje, aludoi se Sara mund të jetë e lidhur jashtë emisionit. Mirëpo, Sara e mohoi kategorikisht, duke thënë se Atdheu e bën këtë gjë për show. Marrëdhënia mes Sarës dhe Atdheut është shkëputur pas kamerave, pasi thanë se janë tipa të kundërt.
“Numrin e ka shpërndarë Sara, jam i sigurt. E kam gjetur kush ma ka sjellë mesazhin, me emër me foto. Është gjë që rregullohet, po nuk di se çfarë përgjegjësie do marrë Sara pastaj. Më ka marrë dhe një numër holandez, më tha kam një mesazh nga një miku im. Kur e mora un më pas nuk e hapi dhe pastaj më erdhi ky mesazhi nga Dubai. Kërcënim i lodhur. Duhet të merret seriozisht sepse ne kemi ardhur aty për të gjetur dashurinë, jo për të marrë kërcënime. Nëse Sara ka pas ndonjë problem me mua, le ta thotë këtu”, tha ai.
Sakaq, tema e dytë lidhej me një puthje të mundshme në prapaskenë mes Sarës dhe Rinianit. Ky i fundit tha se ishte një puthje e dhënë në fraksion sekondi.
“Nuk është korrekte të thuhet që jam puthur me Sarën. Unë dola, ishte Jasmina, Sara dhe një person tjetër. Jasmina tha po ikim dhe më përshëndeti në faqe, të njëjtën gjë bëri dhe Sara, më puthi në faqe dhe në fraksion sekondi më dha atë puthjen, i thash avash moj vajzë, këto gjëra bëji sipër. Ajo më përshëndeti dhe përveç faqes, më dha një puthje të shpejtë në buzë.”-ishte kjo deklarata e Rinianit.
Ndërkohë, Sara dha një version tjetër.
“Ne kemi qenë duke ikur, unë u takova me Rinianin dhe siç ndodh, njeri ngatërrohet, është thjesht një cekje buze, kaq. Nuk e di pse iu dha kaq rëndësi.”
Ndërkohë, Atdheu tha se ka një regjistrim zanor ku vërtetohet se puthja e tyre s’ishte aksidentale.