Atalanta i bën “bllok” Juves, Kessie mund të jetë befasia e madhe, tre pista për një sulmues

Juve mbetet një nga ekipet më aktive në tregun e transferimeve, me “Zonjën e Vjetër” që nuk di të ndalet. Një ditë më parë në Torino zbarkoi Filip Kostic, por Allegri kërkon edhe një sulmues tjetër. Pista Depay është zbehur pak, por holandezi mbetet sërish në majën e listës së dëshirave.

Ditët e fundit po merr më shumë kuota emri i Anthony Martial, kjo për vetë faktin se drejtuesit e United ndodhen në Torino për të mbyllur transferimin e Rabiot, ky detaj favorizon Juven për të siguruar shërbimet e Martial. Emri i fundit mbetet Arek Milik, prej kohësh një dëshire e Juves.

Drejtuesit bardhezi morën së fundmi një “Jo” të prerë nga Atalanta për një shkëmbim të Kean me dyshen Muriel-Gjimshiti. Në të njëjtën kohë, Juves i është ofruar edhe Mauro Icardi, por Allegri e ka refuzuar në mënyrë të prerë.

Stafi drejtues i Juves po ndjek me shumë interes edhe çështjen Kessie, nëse ish mesfushori i Milan nuk do federohej në kohë nga Barcelona atëherë mund të largohet falas, në këtë rast Juve do të ishte gati t’i paraqiste një ofertë konkrete.

(BalkanWeb)