“Ata thjeshtë po shtiren”, interpretuesja e gjuhës së trupit tregon se Miley dhe Cody janë në lidhje false
Ndarja mes Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, shkaktoi shumë diskutime dhe mori gjithë vëmendjen e mediave. Këngëtarja është përfolur më tepër për shkak të zgjedhjeve të saj pas divorcit me Liam-in. Ajo vendosi të ecte përpara dhe të niste lidhje të reja, si me Kaitlynn Carter ashtu edhe me mikun e saj më të mirë Cody Simpson.
Me këtë të fundit, Miley ka postuar edhe foto provokuese, por edhe romantike duket treguar se është shumë e lumtur në krah të tij. Por duket se një eksperte e gjuhës së trupit, Blanca Clobb, thotë se e gjithë marrëdhënia e saj është false dhe se ajo e bën këtë vetëm për të tërhequr vëmendjen e ish-bashkëshortit të saj. Së fundmi Liam ka zgjedhur të jetojë në të njëjtën zonë pranë Cody Simpson, e duket se çdo gjë bëhet për të nevrikosur ish-partneren e tij.