“Ata shesin hashash me doza të vogla”, G-Bani shpërthyen ndaj këngëtarëve të rinj, reperi: Nuk janë artistë, shajnë njëri-tjetrin

G-Bani ka treguar se në kohën kur ishte në kulmin e karrierës nuk ka bërë asnjëherë diss e madje nuk ka përmendur asnjë emër kolegu në këngët e tij.

Reperi G-Bani teksa ka qënë i ftuar ditën e sotme në emisonin ‘Vizioni i Pasdites’ ka shpërthyer kundër këngëtarëve të rinj që janë në muzikën rep duke i cilësuar si “shitës hashashi me doza të vogla”.

Ai ka treguar se në kohën kur ishte në kulmin e karrierës nuk ka bërë asnjëherë diss e madje nuk ka përmendur asnjë emër kolegu në këngët e tij.

“Mënyra që kemi bërë rep ne ka qenë ndryshe sipas nevojave që edhe artistët kanë pasur atëherë dhe për arsyet e solidaritetit që kanë pasur artistët me njëri-tjetrin. Tani janë më shumë antagonistë, shikojnë në këngët e tyre të shajnë njëri-tjetrin. Këta nuk janë artistë, këta shesin hashash me doza të vogla dhe quhen artistë, po nuk janë artistë. Arti është më shumë se kaq. Ky është territori im, ky është territori jot. Në kohën kur unë kam qenë në kulmin e karrierës sime, unë nuk kam bërë diss, të kem kapur dikë me emër. Asgjë nuk ka qenë personale”, u shpreh G-bani.

Edhe pse i suksesshëm, G-Bani ende nuk ka krijuar një familje, por ka treguar karakteristikat që duhet të ketë partnerja e tij e jetës.

“Nuk dua të krijoj familje me një femër që nuk do jetë dinamike, autonome. Nuk dua të kem një femër nën kontroll . Dua një femër të më magjepsë çdo ditë që kur të zgjohem në mëngjes të them ‘wow, e pabesueshme, unë jam me këtë femër’. Duhet të më impresionoj. Nuk e kam gjetur ende…”.

(A.B)/Dosja.al