“Ata ishin 4”, Rudina Magjistari shtatzënë për herë të dytë? Plasin urimet (foto)

Që prej mbarimit të sezonit dhe shkëputjes nga emisioni i saj i përditshëm në televizion, Rudina Magjistari po shijon në maksimum verën e këtij viti. Ajo ka qenë mjaft aktive në Instagram ku publikon herë pas here foto dhe rrallë ndonjë me bashkëshortin apo vajzën.

Por së fundmi një foto e saj ka bindur ndjekësit se moderatorja është shtatzënë për herë të dytë.

Më sak ka qenë mbishkrimi i fotos që ka ngritur dyshime. “Ata ishin 4 Nese kjo fjali ju thote diçka, atehere jeni ne profilin e duhur”, shkruan Rudina Magjistari teksa ka publikuar 4 foto të saj.

Por menjëherë ajo është pyetur nga ndjekësit nëse është në pritje të ëmbël, madje disa prej tyre nisur nga fjalia “Ata ishin 4”, e kanë marrë të mirëqenë dhe e kanë uruar Rudina Magjistarin.