Astrologia zbulon sekretet e Romeo Veshajt me vajzat: Shumë zvarritës!
Astrologia e njohur, Liza Gjika, ka qenë mbrëmë e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku ka folur për shenjën e horoskopit të Romeo Veshajt, i cili i përkasin shenjës së Virgjëreshës.
Sipas saj, shenja e Virgjëreshës edhe kur do të ketë një marrëdhënie është shumë zvarritëse, i analizon gjërat deri në detaj, por në fund e ka të vështirë të vendosë.
Donald Veshaj: A është i suksesshëm Rome?
Liza Gjika: Ajo varet.
Donald Veshaj: Me vajzat.
Liza Gjika: Ajo varet.
Donald Veshaj: Virgjëreshë është, 1 shtator ’95-a.
Liza Gjika: Mund të jetë dhe mund të mos jetë. Është shumë zvarritës në biseda.
Donald Veshaj: Obobo, ja ke gjet në kokë.
Alfred Cako: Virgjëreshë? Obobob sa tekanjozë jeni juve.
Romeo Veshaj: Po ku na merr njeri ne moj motër!
Liza Gjika: Po-ja jote nuk mbaron kurrë.
Romeo Veshaj: Po kam një po të gjatë është e vërtetë.
Alfred Cako: Këta nuk i futen asnjëherë asnjë gjëje pa patur 3 skenarë rezervë, Virgjëreshat. Janë detajistë, tërë natën mendja i punon, një punë të kenë për të bërë, a do e bëj dot.
Liza Gjika: Virgjëresha thotë unë analizoj deri në detaj, por vendimin e kanë shumë të vështirë.
Bordo