Astrologe Meri ju paralajmëron: “Kujdes! Vështirësitë mund t’ju fundosin”
Kjo javë ka si fenomen thelbësor hënën e plotë, e cila nuk është aq e shndritshme dhe e këndshme. Do jete e nevojshme të ndjejmë siguri dhe në këtë rast kryesisht paratë dhe dashuria do të kenë shumë rëndësi ose rëndësinë më të madhe. Do jemi në udhëkryq të ngjarjeve dhe ndryshimeve të madha. Vetëm njerëzit e ditur dhe me përvojë mund t’i rezistojnë kësaj periudhe tinzare, provokuese, joshëse deri në mashtrim të vetes, njofton astrologe Meri Shehu. Më poshtë parashikimi javor për të gjitha shenjat:
Dashi
Do përballeni me çështje ekonomike madhore, të cilat një herë afrohen një herë largohen dhe kjo ju nervozon duke ju çorientuar dhe bërë gabime të pafalshme. Në jetën personale ka ndarje dhe kthime mbrapa që ju shpenzojnë kohë dhe energji
Demi
Plotësimi juaj nuk do jete i plotë nëse nuk ju mbështet partneri në çift apo ju del kundra gjithmonë një bashkëpunëtor duke ju rikujtuar detyrimet që keni. Bëni bashkëpunime me jashtë vendit!
Binjakët
Do të nuhasni por nuk do prekni dhe kjo do kthehet në një lojë ku ka fshehtësim duke ju bërë të ndjeheni njerëzit më të pafat në dashuri dhe në punë.
Gaforrja
Keni mundësinë të rregulloni apo stabilizoni marrëdhëniet në përgjithësi dhe qëllimet. Por e kaluara përsëri ju thërret ta sqaroni sidomos në çështjet sentimentale. Nëse nuk e bëni e ardhmja është në pikëpyetje.
Luani
Shumë çështje familjare do hidhen në diskutim dhe në mëdyshje madje disa çështje pronësish. Duhet të merrni vendime për tëmbrojtur si anën materiale dhe punën ashtu edhe çështjet familjare
Virgjëresha
Ka një moment që mund të quhet i ndritshëm në çështje që lidhen me udhëtime ligjin por gjithmonë risku dhe vështirësitë janë shumë të mëdha dhe mund t’ju fundosin nëse nuk keni vërtetësi
Peshorja
Shumë çështje të rëndësishme ekonomike që lidhen me të tjerët apo partneret tuaj në çift do vihen në diskutim dhe në vështirësi po kështu edhe jeta juaj personale kërkon më shume plotësim e pasion
Akrepi
Nëse të gjitha ndodhin përball jush apo te të tjerët ju do jeni ata që do ngacmoni nervat dhe situatat që çdo gjë o të thuhet e të bëhet ose të iki e të zhduket nëse është jo e qartë.
Shigjetari
Shumë ndërlikime në lidhje me punën dhe me jetën erotike të fshehtë do keni në këtë periudhë. Kujdes kryesisht me detyrimet ekonomike të cilat mund t’ju kërcënojnë.
Bricjapi
Keni shansin të bëheni serioze dhe të ruani ekuilibrat fal Saturnit në shenjën tuaj që nuk ju lejon të bëni çmenduria ketë periudhë. Megjithatë vihen në rrezik çështje të rëndësishme sentimentale.
Ujori
Do kërkoj ndryshime të mëdha në jetën e përditshme apo në ambientin e vet ku mbi të gjitha do zotëroj tendenca për pronësi apo identifikim të vetes dhe të pronës qe ju përket.
Peshqit
Nëse ujëvarat ekzistojnë edhe ne mendjen tuaj do ekzistojë një ujëvarë qe rrjedh vazhdimisht, por që ndërkohë dikush mund t’i presë rrugën ujit dhe ky dikush ju do për vete dhe kërkon vëmendje.