Asnjë reper nuk mund të kalojë në lagjen e tij, Stresi tregon arsyen

Përveç këngëve dhe pasionit për muzikën, reperi Stresi njihet edhe si një djalë i cili ka dëshirë që ndonjëherë të mos i zbatojë rregullat. Shumë kohë më parë ai u përfshi në konflikte me grupe të tjera muzikore, duke bërë që në listën e tij të këngëve të kishte shumë diss-e, krahas vargjeve të dashurisë. Por edhe pse gjërat duket sikur kanë rënë në qetësi, i pyetur në emisionin “Seven Bizz” se cili nga reperët nuk mund të kalojë në lagjen e tij, Stresi i ka treguar edhe një herë të gjithëve se nuk bën shaka. “Asnjë prej asnjëve. Nuk ka pse të vijë askush sepse nuk ia kanë bërë vendin vetes që të vijnë këtu!” tha reperi, shkruan Blitz.al Stresi jeton në një prej lagjeve më të njohura në kryeqytet dhe është mjaft i lidhur me zonën e tij për shkak se ka kaluar një pjesë të madhe të jetës.