“Asnjë nga femrat nuk josh”/ Robert Aliaj ‘shpërthen’ ndaj konkurrentëve në ‘Love Story

Robert Aliaj ka kritikuar konkrrentët e “Love Story”, duke thënë se bisedat e tyre janë pa argumente. Gjatë spektaklit, Roberti ka thënë se mes konkurrentëve nuk ka joshje dhe takimet mes tyre ngjajnë si takime pune dhe jo takime dashurie.

“Bisedat janë pa argument, janë sipërfaqësor, janë në nivel punë, rutine të lodhshme. Këtu nuk ja joshje, asnjë nga femrat nuk josh. Provokimet janë në nivelet e banalitetit. ‘Love Story’ është bërë sekser. Mes konkurrentëve nuk ka joshje. Nuk duhet që të vijnë aty dhe të marrin në intervistë njëri-tjetrin. Shoh që djemtë janë më mirë se vajzat”, tha ai.

Ndërkohë i pyetur se çfarë mendon për martesat me mblesëri tha se ata që e pranojnë këtë gjë janë idiotë.

“Mblesëria nuk ka vend në një shoqëri moderne, por ka vend për njerëz janë të paaftë. Ai që pranon mblesërinë e vazhdon vetëm se nuk ka personalitet. Bashkohen dy idiotë”, shtoi Aliaj.

Panorama.al