“Asnjë aktivitet fizik”- Arbana Osmani tregon si ka ardhur në formë pas lindjes

Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë pak ditë më parë dhe pas disa fotove që zgjodhi të publikojë në Instagram, nuk mumd të kalonte pa u vënë re trupi pas lindjes. Mesa duket të gjitha gratë dhe vajzat e kanë pyetur moderatoren se si ka ardhur në formë dhe ajo ka vendosur të ndajë në këtë rrjet social të gjithë rutinën e të ngrënit dhe disa këshilla të shëndetshme. Gjithmonë duke i kujtuar vajzave që nuk është dietologe dhe çdo gjë që thotë, i ka nga eksperienca e saj.

Kështu Arbana thotë se gjatë shtatzënisë ka ngrënë shëndetshëm, pasi doktori i kishte thënë se nuk duhej të shtonte më tepër se 8 deri në 10 kilogram.

10 ditë pas lindjes, moderatorja thotë se është vetëm 3 kg më shumë se ç’ishte para lindjes.

Dieta që moderatorja po ndjek tani është ajo e 1800 kalorive në ditë, duke hequr dorë nga shumë ushqime, pasi edhe është duke i dhënë Diellit qumësht me gji.

Në fund, Arbana thotë se nuk ka bërë asnjë aktivitet fizik, përveç kujdesit ndaj fëmijëve.

/News31