
Askush s’e priste, Miriam Cani pozon “topless”
Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Miriam Cani, solli së fundmi projektin më të ri “Në parajsë”, këngë që u prit mjaft mirë nga të gjithë fansat e saj. Ajo nuk njihet për stilin ekstravagant apo provokues dhe janë të rralla fotografitë ku Miriami tregon fizikun e saj. Por mbrëmjen e së dielës këngëtarja ka publikuar një foto ku shfaqet “topless”, pa treguar asetet. Në këtë foto, Miriami tregon bukurinë e saj natyrale, me një makijazh të lehtë, flokët e kapur dhe kurorën si aksesor, shkruan Panorama Plus. Fotografia ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku shumica e ndjekësve të saj e kanë krahasuar Miriamin me një “engjëll”, frymëzuar edhe nga titulli i këngës “Në parajsë’.
