“Askush nuk mund të më gjykojë”, aktorja e famshme pozon nudo për kopertinën e revistës së njohur

Vanessa Incontrada, aktorja e famshme italiano-spanjolle, ka pozuar nudo për kopertinën e Vanity Fair Italia. Në intervistën e realizuar, ajo ka thënë se kjo foto është një mesazh për të gjitha gratë se nuk duhet të ndihen keq për veten nëse shtojnë peshë.

“Kjo kopertinë është momenti më i bukur i viteve të fundit. Më në fund sheh trupin tënd duke dhënë një mesazh për të gjitha gratë (dhe për burrat). Ne të gjithë duhet të përballemi, të kuptojmë dhe festojmë një bukuri të tillë. Në vitin 2008 unë solla në jetë djalin tim Isal. Mëmësia, siç u ndodh të gjitha grave, transformon trupin. Kritikat filluan. Kritika të ashpra. Kritika mizore. Gjithmonë thuhet se sulmet më të këqija vijnë nga ata që i njohim. Nuk mendoj kështu: Fjalët që më lënduan më shumë erdhën nga ata që nuk i njihja.

Ndonjëherë shtoni peshë, ndonjëherë i humbni. Një muaj jeni me dietë dhe dëshironi t’i hiqni ato 3 kilogramë, një muaj tjetër ndiheni mirë me veten. Ne jemi gra, trupi ynë funksionon kështu. Është e natyrshme. Duhet të pranohet kështu dhe mbi të gjitha të respektohet. Askush nuk mund dhe nuk duhet t’ju gjykojë. Më në fund kuptova se beteja e trupit nuk kishte të bënte më me mua, por me të gjitha gratë”, u shpreh ajo.