Askush nuk e beson moshën e saj, Vera Wang habit me pamjen në BAFTA!
Dizajnerja amerikane, Vera Wang, ka tërhequr vëmendjen me pamen e saj rinore aq sa askush nuk mund të besojë se është 73 vjeçare, ndërsa pas paraqitjes në ceremoninë e çmimeve BAFTA, është etiketuar si ‘e pavdekshme’.
E famshme për fustanet ikonike të nusërisë, përveç fytyrës prej 20 vjecareje, stilistja shfaqi edhe një figurë fantastike, thote Telegrafi. Ajo kishte veshur një top-crop të zi nën një fustan të bardhë mëndafshi që derdhej në dysheme, e një mantel në nuancë kremi, kombinuar me syze dielli të mëdha të zeza.
Edhe pse mendohet se stilistja nuk i ka shpëtuar as ajo ndërhyrjeve estetike, disa ia atriubojnë të paktën një pjesë të kësaj pamjeje të saj edhe origjinës, pasi është thënë prej kohësh se femrat kineze duken sa gjysma e moshës së tyre.
Disa herë deri më tani, Vera ka zbuluar disa nga këshillat e saj për t’u plakur me hijeshi dhe për të mbajtur një figurë të hollë. Ajo ia atribuoi fizikun e saj të tonifikuar të qenit një sportiste elitare prej vitesh, por edhe një kokteji me vodka që “në fund të ditës e ndihmon kalimin e saj nga një orar shumë intensiv i punës në një atmosferë disi më intime”.
Bordo