
Artisti i madh u thotë lamtumirë fansave në koncertin e tij të fundit!
Phil Collins ka njoftuar se ka luajtur shfaqjen e tij të fundit live me Genesis – dhe potencialisht edhe si artist solo – në koncertin e fundit të grupit.
Ikona e muzikës 71-vjeçare e bëri njoftimin teksa performoi me Genesis në O2 Arena në Londër.
Phil Collins – i cili kohët e fundit tha se nuk mund të mbajë më as instrumentin pas operacionit në shpinë – u tha lamtumirë fansave të tij dhe u tha turmës se tani do të duhet të gjejë një “punë të vërtetë”.
Prive.al