“Artistë të rritur me gjizë e hudhra”, Kastro Zizo sulmon kolegët
I ftuari i parë i sezonit të ri të programit “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Kastro Zizo foli mbi koncertet dhe tërheqjen nga muzika. Këngëtari sqaron se prej 3 vjetësh ka hequr dorë nga problemet me abuzimin e si pasojë, është tërhequr edhe nga skena. Megjithatë, argumenti i tij duket se nuk bind gazetaren Megi Latifi, e cila i kërkon të vërtetën mbi arsyen pse nuk ka qenë i pranishëm në koncerte gjatë sezonit veror, si gjithë këngëtarët e tjerë që sapo mbyllën një periudhë të nxehtë.
Megi Latifi: Si është e vërteta e koncerteve?
Kastro Zizo: E vërteta e koncerteve është se kam refuzuar koncertet dhe e vërteta e koncerteve është se nuk janë koncerte. Besomëni që edhe artistët tanë të mëdhenj për ca lekë këndojnë edhe në oborrin tënd nëse ti i plotëson ato kushtet.
Aldo: Një sekondë tani. Edhe Christina Aguilera ka qenë në dasmë në Rusi.
Kastro Zizo: Po ka qenë se i ka dhënë petullat ai, i ka dhënë lekët ai njeriu dhe ka kënduar. Është një gjë që Christina e ka pranuar, di dhe është një industri tjetër dhe është një gjë tjetër që X artistë këtu të rritur me gjizë e hudhra ta shesin personalitetin e vet si diva apo divër internacionalë.
Aldo: Problemi është te gjiza dhe hudhra, se gjizë dhe hudhra ka ngrënë edhe Michael Jackson?
Kastro Zizo: Pak kohë ka ngrënë ai gjizë e hudhra./tvklan.al