Arti shqiptar sërish në zi, ndërron jetë “Coli” tek filmi “Debatik”

Shpëtim Zani, i njohur për rolin “Coli” në filmin “Debatik”, është ndarë nga jeta ditën e sotme, si pasojë e një ataku kardiak. Kanë qenë miqtë e tij në rrjetet sociale, ata që bënë të ditur lajmin e trishtë për ndarjen e parakoshme nga jeta.

Coli-2

Shpëtim Zani ka luajtur vetëm një rol në jetën e tij, por u shndërrua në një personazh shumë të dashur për publikun shqiptar.

Ishte regjisori i mirënjohur Hysen Hakani, ai që e përzgjodhi Zanin në rolin e Colit në vitin 1960.

Coli-3

“Coli” ishte një jetim i varfër që arrin të lajmëroi mësuesin komunist që ishte në kurth, ndërsa vritet në një moment tensioni.

Coli-1

Vetëm pak ditë më parë, arti shqiptar humbi edhe një tjetër figurë të rëndësishme, si regjisori Gjergji Xhuvani, i cili u nda ndërroi jetë në një spital në Romë, ndërsa prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë.