Artan Fuga: Rruga Tiranë-Ndroq, sikur ta ketë bombarduar Putini! Ju, s’çani kokë se bridhni me makinat e shtetit, 2 milion euro një rrotë!
Nga Artan Fuga
Boooo, rruga Tiranë – Ndroq – Durrës dhe kthim, çfarë tmerri, sikur ta ketë bombarduar Putini!
Rrugë turistike! Bleje një shalqi në Fushë – Pezë, haje në Romanat, kur del te Plepat e ke të tretur!
Na i thyet kërbishtjet e këtyre qerreve tona prej katunarësh nga Vaqari!!!
Ju, s’çani kokë se bridhni me makinat e shtetit! 2 miljon euro një rrotë!
Por, e ka një të mirë, zhvillohet industria e riparimit të veturave dhe rriten hapësirat e varrezave të veturave!