Arta Nitaj tregon se çfarë i tha Butrint Imerit në vesh gjatë klipit

Para disa javësh Butrint Imeri solli këngën e shumëpritur “Phantom”, që mori vëmendje edhe prej pjesëmarrjes në klip të Arta Nitajt. Kjo e fundit në një skenë shfaqej duke i pëshpëritur diçka në vesh këngëtarit, gjë e cila ngjalli shumë kuriozitet tek fansat. Asokohe edhe vetë dy protagonistët “luajtën” me këtë detaji, por pa na e zbuluar fjalinë e famshme.

Ditën e sotme më në fund, Arta ka treguar se çfarë i ka thënë Butrintit dhe me siguri asnjëri prej jush se kishte menduar këtë gjë. E ftuar te “Rudina” Arta u shpreh se duke qenë se Butrinti jeton në Gjermani, me humor i ka thënë “A po m’i bën letrat?”.

“Ka pasur aq shumë batuta rreth kësaj skene ku unë i thashe diçka në vesh. Kemi qeshur shumë dhe ka marrë shumë vëmendje. Në asnjë televizion nuk kam treguar se çfarë i kam thënë pritni, pritni se kam për t’ju treguar. Butrinti është lindur në Gjermani dhe është rritur atje dhe i kam thënë a po mi bën letrat (qesh).”

Ndër të tjera, Arta tregoi se ka 2-3 vite që nuk merr më pjesë nëpër klipe, por e bëri një përjashtim për Butrintin për faktin se e ka shumë shok të mirë, duke shtuar se nuk mundi ta refuzonte.

/News31