Arta Kabashi në një lidhje dashurie me personazhin e njohur publik
Në një intervistë të freskët për TAR, ish-banorja e ‘Big Brother Vip 3’, Arta Kabashi, ka rrëfyer për jetën e saj private dhe ka zbuluar detaje interesante rreth lidhjes së saj dashurie.
Në një moment të bisedës, gazetarja e emisionit kishte kuriozitet për lidhjen e dashurisë së këngëtares, pasi në një bisedë me banorin tjetër të shtëpisë, Meritonin, Arta kishte pohuar se ishte në romancë me një personazh publik.
Ajo pohoi: “Po jam kam konfirmuar Meritonit me një gjest dhe i kam thënë që nuk dua të flas më tepër sepse mund të zbulohet pasi është personazh i njohur! Ajo që mund të them ështe se nuk është nga bota e muzikës.”
Kjo deklaratë e Arta Kabashit ka shkaktuar shumë kuriozitet dhe spekulime mes fansave dhe mediave rreth identitetit të personit që është në lidhje me të. Megjithatë, këngëtarja e njohur ka vendosur të ruajë intimitetin e saj dhe të mos zbulojë më tepër detaje për këtë çështje.
Ora News