
Arta Bajrami flet për herë të parë se dy fëmijët e saj kanë autizëm
Arta Bajrami është padyshim një këngëtare me hite e cila që herët solli frymë të re në muzikën shqiptare.Ajo njihet për baladat por edhe stilin HipHop apo R&B.
Prej kohësh e shkëputur nga tregu muzikor,në një intervistë të dhënë së fundmi ajo ka folur për jetën e saj profesionale dhe atë private.
Siç e dimë ajo është nënë e tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali.Duke treguar se sa me fat është për familjen e saj, këngëtarja ka deklaruar për herë të parë se dy fëmijët e saj më të vegjël, Ideal Morris dhe Elektra i përkasin spektrit të autizmit.