Art Abazi në lidhje të re? Foto nuk le vend për dyshime

Art Abazi ka ngjallur kureshtje me një postim të fundit në Instastory.

Këngëtari është parë duke shijuar një të diel të qetë në natyrë, por ajo që bie në sy është prania e një vajze bionde, të cilës ai ia vendos me përkëdheli kapelën në kokë.

Edhe pse fytyra e saj nuk shihet qartë, afërsia e momentit dhe mbishkrimi “let’s talk about the sea” janë sinjale që ngrenë dyshime për një lidhje të re romantike.

Deri tani, Art nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike, por kjo pamje flet më shumë se fjalët.

/Prive By Liberta Spahiu