Arsyeja pse s’më kërkon të martohemi… Genta Ismajli rrëfen anën tjetër të panoramës “çifti i lumtur” me turkun milioner
Këngëtarja, Genta Ismajli është një tjetër vajzë e njohur që po përflitet për shtatzëni.
Shkak u bënë disa foto të fundit ku këngëtarja shfaqej me barkun e fryrë dhe tashmë që lidhja me biznesmenin turk Hysein Ustan është konsoliduar, domosdo nisën edhe thashethemet se çifti po pret një bebe.
Por, e ftuar sot në emisionin “Rudina”, Genta i mohoi lajmet rreth shtatzënisë duke u shprehur se ajo dhe Hysein aktualisht po shijojnë dashurinë e tyre. Martesa dhe bebi kanë kohë akoma.
“Në fakt, unë dhe Usta kemi një mal me plane e projekte, por edhe martesës do t’i vijë radha. Nuk më ka propozuar akoma, por do t’i vijë radha edhe asaj së shpejti!”, tha Genta.
Në emisionin “Rudina” në “Tv Klan”, në një lidhje “Skype”, Genta Ismajli ka rrëfyer shumë sekrete nga jeta e saj private. E njohim për stilin e saj, energjinë në skenë, ku çdo këngë e saj kthehet në hit, por si ka shkuar jeta e saj tashmë e shkëputur nga muzika?
Këngëtarja Genta Ismajli ka publikuar vetëm pak ditë më parë klipin e saj më të fundit, i cili vjen si bashkëpunim me reperin e njohur Fero nën titullin “Level Up”. Gjatë intervistës, Genta ka treguar më shumë për lidhjen e saj dyvjeçare me biznesmenin turk që ka shtrirë aktivitetin e tij edhe në Zvicër, Hysein Usta.
Pyetjes: Si ta ka fituar zemrën, si ka ndodhur? Genta iu përgjigj: “Në fakt, ishim në një restorant, pamë njëritjetrin, u pëlqyem si figurë, pastaj më dhuroi një lule, me atë lule unë u dashurova edhe kështu ka lindur dashuria jonë”.
Duke ndaluar te propozimi i martesës që ende s’e ka marrë nga biznesmeni dhe si mund të jetë, Genta iu përgjigj referuar suprizës së Bosforit: “Po më thoshte që duhet të dukesh shumë bukur sot, vishu mirë sepse do të ta bëj një surprizë, po mendoja se çfarë surprize, do më çojë në darkë dhe kaq.
Kemi dalë nga makina dhe kam parë një jaht të madh, më tha hajde hyjmë në këtë jaht. Ishte surprizë shumë e bukur, u gëzova sepse më pëlqejnë jahtet shumë. Kur kam hyrë brenda kam parë një tavolinë të mbushur me lule, me ushqim të mirë, me të gjitha të mirat e Zotit kishin qenë aty! Një surprizë tjetër ishte kur erdhi një çun duke luajtur me violinë, këngë shumë të bukura romantike. Pastaj surpriza tjetër ishte kur emri im shkruhej në urën e Bosforit.”
Kujtojmë që pothuaj një vit më parë, Genta po ashtu u përfol për një shtatzëni të mundshme me biznesmenin, por që ajo e mohoi.
Gati dy vite më parë, këngëtarja bëri publike lidhjen e dashurisë me biznesmenin turk, duke ndarë momente të shumta pranë tij, i cili e pushtoi menjëherë Gentën, pasi jo vetëm e mori në shtëpinë e tij në Zvicër, por e shkëputi totalisht nga muzika.
Këngëtarja gjeti dashurinë 10 vite pas ndarjes prej ish-it nga Kosova, ndërkohë që në fillim të vitit të kaluar foli për planet që kishin bërë si çift për t’u bërë prindër.
10 vite pas ndarjes problematike nga ish-i dashuri kosovar, Milot Binaku, këngëtarja u takua me këtë milioner turk. Direkt pasi artistja deklaroi se ishte në lidhje dashurie me një biznesmen turk të quajtur Husen, historia shumë shpejt u bë serioze. Genta këto kohë është vendosur në Zvicër, pasi aty jeton dhe punon i dashuri i saj.
KUSH ËSHTË 40- VJEÇARI I PASUR, QË I NDRYSHOI JETËN GENTA ISMAJLIT
Po kush është partneri i pasur, me të cilin Genta Ismajli del publikisht për herë të parë pas një dekade pas ndarjes nga ishi, Milot Binaku?
Djali që i ka ndryshuar jetën Gentës, quhet Husen, është 40 vjeç dhe ka biznese të fuqishme në Turqi dhe në Zvicër. Kjo është edhe një nga arsyet që këngëtaren shqiptare e kemi parë shpesh të vizitojë Turqinë, ku për shkak të luksit të fotove, këngëtarja e njohur është komentuar mjaft edhe nga mediat e huaja, sidomos nga ato turke.
Për shkak të lidhjes, Genta për ca kohë u largua nga muzika dhe me sa duket përkushtimi ndaj bashkëjetesës e ka detyruar t’i thoshte ‘stop’ karrierës së saj. Para se të deklaronte lidhjen, ajo postonte momente nga takime romantike me të dashurin, të cilat i fiksonte në foto impresionuese me pamje nga deti.
“Duke e shijuar mbrëmjen time të bukur në Stamboll”, shkruante ajo për krah fotos, të shoqëruar me postimin tjetër, ku shkruante: “Një darkë romantike, nën dritën e qirinjve dhe me muzikën e violinës në sfond…”
Sa i përket karrierës, Genta Ismajli pasi publikoi këngën “Zjarr”, por foli edhe për një duet me këngëtarin turk, Cezar. Por lidhjen ajo e deklaroi pasi kishte kohë që e mbante të fshehtë.
Për lidhjen me milionerin turk, Husen, ajo foli për herë të parë në ekran në muajin prill 2019 për planet e saj të jetës. E ftuar në “Ftesë në pesë” me moderatoren Bieta Sulo për të promovuar videoklipin “Zjarr”, si dhe për të ndarë të reja nga jeta personale, ajo zbuloi planet e saj të jetës për t’i dhënë fund beqarisë pasi ka kaluar të 35-at.
Prej kohësh, këngëtarja kishte shprehur dëshirën për t’u bërë nënë e shumë fëmijëve dhe gjatë bisedës me Bietën, tregoi se me shumë mundësi këtë dëshirë do t’ia plotësojë vetes. Sa i përket partnerit ideal, Genta zbuloi disa karakteristika që ai duhet t’i ketë patjetër e ndër to nuk mund të mungonte as trupi i bukur.
“Me patjetër, burri im duhet t’i kuptojë shakatë e mia dhe të mos jetë asnjëherë xheloz ndaj meje, se kjo gjë më pengon shumë. Dhe të ketë një trup të mirë”, shtoi më vonë këngëtarja. E mesa shihet në foto, Husen duket se i plotëson kushtet më së miri.
Këngëtarja e muzikës pop, me origjinë nga Gjilani, por që ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këndon kryesisht këngë komerciale pop dhe shquhet për lëvizjet në skenë dhe kërcimin e saj energjik. Ishte vetëm disa muajshe kur familja e saj u vendos në Çikago, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vendosi të kthehej në Kosovë për disa arsye të ndryshme private, por edhe sepse mendonte të hynte në tregun e muzikës shqiptare. E vetëm pak kohë kur ishte kthyer në Kosovë, Genta filloi një lidhje dashurie me Milot Binakun, të cilët, edhe pse po kalonin shumë bukur, vendosën t’i jepnin fund lidhjes së tyre publike në vitin 2009.
Për një dekadë të tërë, ajo shprehej se ende s’e kishte gjetur mashkullin, me të cilin dëshironte të ndante jetën dhe të krijonte një familje. Dhe iu desh plot një dekadë për ta gjetur të duhurin, kësaj here një djalë të huaj.
/Panoramaplus.al