Arsyeja e vërtetë e divorcit të Jennifer Lopez dhe Ben Affleck!

Ishte vetëm çështje kohe para se martesa e Ben Affleck dhe Jennifer Lopez të merrte fund, pas disa muajsh spekulimesh për marrëdhënien e tyre.

Por këtë javë, Lopez më në fund paraqiti kërkesën për divorc. Dhe njerëzit duan të dinë arsyen e vërtetë që çoi në ndarje. Affleck donte ta jetonte jetën më privatisht , gjë që çoi në keqkomunikim.

Fansat kanë vënë në dukje një detaj specifik nga dokumentari i Lopez, “The Greatest Love Story Never Told”. Lopez ndau hapur një libër që Affleck i dhuroi asaj me letra dashurie dhe komunikime nga 20 vjet më parë, kur ata ishin për herë të parë në një lidhje. Ajo i lejoi kolegët ta lexojnë atë. Çuditërisht, Affleck-ut nuk i pëlqente diçka kaq personale të shihej nga të tjerët.

Kur ai u citua, ai dukej disi i pakënaqur për të gjithë situatën. Një përdorues në Instagram vuri në dukje se “mund të dëgjoni trishtimin në zërin e tij”. Shumë prej përdorouesve kanë dalë në mbrojtje të Affleck-un, duke ia vënë fajin Lopez-it duke e bërë lidhjen e tyre kaq publike.

“Unë nuk mund ta fajësoj atë. Kjo ishte intime, nga zemra e tij për të. Jo e lezetshme”; “Pse nuk do ta pyeste së pari para se të shfaqte gjëra të tilla personale”; “Ajo nuk e ka idenë se si të jetojë privatisht. Nëse nuk është në kamera, nuk ia vlen. Ajo ka nevojë për ndihmë.”

Është e qartë se Affleck dhe Lopez kishin përkufizime të ndryshme se çfarë është jeta “private”.

Bordo