Arsyeja e ndarjes së Taylor Swift paska qenë martesa!
Taylor Swift duket se ka bërë të ditur se çfarë e çoi në ndarjen e saj nga Joe Alwyn, duke sugjeruar se ai nuk donte të martohej me të.
Ajo publikoi një këngë të re të titulluar “You’re Losing Me”, e cila është e disponueshme vetëm në disa kopje fizike të albumit të saj “Midnights (The Til Dawn Edition)”.
Edhe pse këngëtarja nuk ka konfirmuar nëse kënga ka të bëjë me Alwyn-in, dyshja ndanë rrugët e tyre muajin e kaluar pas më shumë se gjashtë vitesh lidhje dhe Swift është e famshme për këngë për marrëdhëniet e saj.
“Ti thua, ‘Nuk e kuptoj’, dhe unë them, ‘E di që nuk e kupton’, fillon ajo, sipas Genius . “Ne menduam se një kurë do të vinte me kalimin e kohës; tani, kam frikë se nuk do të ndodhë.”