Arsyeja e largimit të Flavias nga “Love Story” nuk paska qenë aspak zbehja e ndjenjave
Flavia ishte vajza e rradhës që zgjodhi të vetëeliminohej nga “Love Story” të hënën.
Konkurrentja ia bëri më të lehtë ceremoninë e ndarjes së trëndafilave Saimirit, duke deklaruar se do të largohej pasi pëlqimi ndaj princit i ishte zbehur.
“Duke parë raportin mes teje dhe vajzave të tjera, kam kuptuar që më është zbehur pak pëlqimi ndaj teje, kështu që do ishte e kotë që unë të moshtroja veten dhe ndjenjat e mia”-i tha Flavia Saimirit.
Ndërkohë sot në një intervistë për “Daily Love Story” ka treguar se arsyeja e vërtetë ishte komplet diçka tjetër.
“Nuk jam në të njëjtin stad të jetës me Saimirin. Jam akoma e paplotësuar. Duhet të plotësohem njëherë vetë si femër, si karakter, pastaj të mendoj për partnerin”, tha Flavia.