Arsyeja e çuditshme pse Tori Spelling ka një vrimë të madhe në mes të gjoksit: As 50 operacione s`e rregullojnë dot!

Tori Spelling u fotografua në plazh nga paparacët me rroba banje të verdhë, krenare për figurën e saj të re e të dobësuar, të cilën e ka arritur me ndihmën e injeksioneve. Aktorja e njohur për rolin e saj në “Beverly Hills 90210” së fundmi serish u fol për “vrimën e madhe mes gjoksit të saj”, për të cilën mori shumë komente të këqija në rrjetet sociale. Fansat dyshuan se “vrima” ishte shkaktuar nga operacionet e shumta estetike që Tori ka bërë me kalimin e kohës dhe i sugjeruan që ta “rregullonte”. Por ajo megjithatë, zbuloi se nuk është faji i saj, teksa foli për një gjendje mjekësore.

“Kam vite marr komente të tilla – “Rregulloje atë gjë në mes të gjoksit”, “Çfarë është ajo, si vrimë e zezë”… Në fakt është një problem formimi kockor, quhet pectus excavatum”, saktësoi Tori. . Pectus excavatum do të thotë sternum i fundosur dhe është një deformim kongjenital i murit të përparmë të kraharorit. Kështu, sternumi dhe disa brinjë rriten në mënyrë jonormale nga brenda, duke krijuar një “vrimë” të dukshme. “Mund të bëja 50 operacione në gjoks, por sërish nuk do të largohej”, shtoi aktorja.

Spelling u tall me telashet që i ngjall kjo situatë, e tha ka disa aftësi unike për shkak të këtij deformimi – duke bere shaka se mund të mbajë në “vrimën e zezë” një pije energjike apo edhe mikrofonin gjatë një interviste.

Bordo