Arsimi harron Anën, Antonela harron Atdheun dhe të dy shkëmbejnë mesazhe romantike me njëri-tjetrin
Historia e dashurisë mes Anës dhe Arsimit mori fund vetëm pak kohë pasi u zbulua nga publiku. Për pak javë ata ja dolën të mbanin të fshehtë marrëdhënien e tyre, që u duk se do të zgjaste gjatë, por në fakt nuk ndodhi kështu. Madje Ana dhe Arsimi nuk u ndanë fare mirë me njëri-tjetrin dhe nuk munguan thumbat mes tyre në rrjete sociale. Ana nuk preferoi të komentonte për ndarjen e tyre të papritur, ndërsa Arsimi tha se ajo donte vëmendje maskimale gjatë gjithë kohës.
“Ka qenë një pëlqim, tani nuk jemi më bashkë. Kemi qenë një pjesë të shkurtër bashkë. Mbaroi shumë shpejt. Ajo si tip tha se jam shumë i ftohtë dhe nuk i jap vëmendje edhe u largua. I kam dhuruar një unazë, dhuratë për qejf. Dhe unë e kam një dhuratë prej saj. Nuk beson më. Kanë ndodhur gjëra që nuk duhet të kishin ndodhur. Unë jam këtu me punë, kam djalin, kam halle. Dhe ajo duhet ta ndryshojë emrin, nuk duhet ta ketë Diana, por Vëmendje. Ajo vetëm vëmendjen donte, të rrinte me celular 24/7”, tha Arsimi javë më parë në emisionin “Shqipëria Live”.
Mirëpo Arsimi e ka harruar këtë histori dashurie dhe tashmë i ka hedhur grepat një tjetër konkurrenteje nga “Për’puthen”. Ditët e fundit Arsimi është shfaqur shumë i afërt me Antonelën dhe nuk kanë munguar as mesazhet e dashurisë mes tyre.
Arsimi ka publikuar në Instagram një foto të tij veshur me këmishë të bardhë dhe pantallona të zeza. Foton e tij e ka ndarë në Instagram edhe Antonela, e cila përkrah ka shkruar:
“Zemra ime duket kaq bukur veshur me Dolce & Gabbana”.
Ndërsa Arsimi ja ka kthyer: “Ti je mari uana ime”.
Këto fjalë dhe fotot e videot e tyre në rrjete sociale nuk besojmë të tregojnë se bëhet fjalë vetëm për shoqëri, ndaj presim që dyshja të na sqarojnë si lindi marrëdhënia mes tyre. /Iconstyle