Arsim Abduli konfirmon rikthimin me 21-vjeçaren! Ish-konkurrenti i “Për’puthen”: Kam gjetur dashurinë e jetës sime
Arsim Abduli ka konfirmuar rikthimin me partneren e tij, Pranverën, me rastin e ditëlindjes së tij. Ish-konkurrenti i “Për’puthen” publikoi në Instastory një foto bardh e zi në të cilën shfaqej krah 21-vjeçares.
Krahas imazhit, Arsimi shkroi: “Dhe një vit tjetër ka mbaruar, veçanërisht këtë vit edhe pse vazhdon, unë shikoj mbrapa dhe mbush 29-vjeç. Doja të shprehja falënderimet e mia. Para së gjithash falënderoj të gjithë njerëzit që më ndjekin, që marrin kohë dhe më ndjekin.
Edhe pse ju më ndiqni mua, unë kam dhënë pak informacion personal për veten time. Përveç dokumenteve zvicerane, nuk kam pasur shumë përvoja të mira në jetën time, kjo është ajo që më dallon nga të tjerët.
Sidoqoftë, askush nuk mund të të marrë diçka. Dua të them që gjithmonë mund të jesh një person i mirë. Nga ana ime, unë gjithmonë do të qëndroj në atë mënyrë. Nëse 100 mijë njerëz ose 10 më ndjekin tani, ka gjëra më të rëndësishme në jetë sesa ndjekësit dhe gjërat materialiste.
Unë kam një djalë dhe një vëlla të mrekullueshëm që askush nuk i ka. Unë jam i shëndetshëm dhe kam gjetur dashurinë e jetës sime, pas së cilës kam miq si Ali Gogeli, Ali Erdem, Hasan, Erion, Gerti, Gzim, të cilët janë gjithmonë atje për mua. Çfarë më shumë keni nevojë? Ju uroj gjithë të mirat, ëndrrat tuaja të realizohen, Kurrë mos hiqni dorë”, shkroi 29-vjeçari.
Ndërkohë nuk ka munguar as urimi i Pranverës, e cila publikoi në Instastoryn e saj një foto tjetër krah Arsimit dhe shkroi:
“Urime ditëlindjen shoku im i jetës! Ti je burri dhe babai më i mrekullueshëm në botë. Jam shumë me fat që të kam pranë. Lumturia e botës qoftë me ty, ashtu si ma lumturon ti çdo ditë të jetës time. Të dua i dashuri im!”.
Dy ditë më parë, Pranvera ngriti dyshimet se mund të jetë fejuar me Abdulin, pasi modelja publikoi në Instastory një foto, ku shihej dora e saj mbi dorën e Arsimit. Në gishtin e fejesës ajo mbante edhe një unazë duke nënkuptuar se dyshja mund të kenë marrë një hap të rëndësishëm për marrëdhënien e tyre, e cila nisi pas daljes së Abdulit nga programi i dashurisë.