Arsen Muskurti që i mori jetën vëllait dhe kunatës del para trupit gjykues, përshëndet me dorë mediat (video)
Ka nisur seanca gjyqësore për Arsen Muskurtin, i cili dy ditë më parë i mori jetën vëllait të tij nga nëna dhe kunatës, pra gruas së vëllait, brenda agjensisë së tyre në Tiranë.
Gjatë seancës ai është parë duke përshëndetur mediat me dore, ndërsa deri tani nuk ka shfaqur pendesë për ngjarjen dhe duket shumë i qetë.
Në fakt është për t’u habitur si ka mundësi që një njeri që bën një akt të tillë të jetë kaq i qetë dhe të sillet kaq natyrshëm.
Shkaku kryesor i ngjarjes mendohet të jetë problemi me pronat që kanë pasur dy vëllezërit, gjë për të cilën janë grindur herë pas here për vite të tëra.
Autori i ngjarjes në një farë mënyre e ka paralajmëruar një akt të tillë duke u bazuar në postimet që bënte në rrjetet e tij sociale.
Ai kishte disa biznese në Tiranë për të cilat thuhet se ka pasur probleme financiare dhe se i ka pasur të vëllait rreth 170 milionë lekë të vjetra, që ka qenë i detyruar me vendim gjyaktë t’ia paguante, por nuk e ka bërë një gjë të tillë.