“Arroganca dhe vetëbesimi i tepruar janë një qasje e gabuar”, me kë e ka Majk tani?
Reperi mjaft i njohur i publikut shqiptar, Majk ka zgjedhur si rrallëherë të japë një mesazh mjaft të rëndësishëm në rrjetet e tij sociale. Ai ka publikuar një foto të vetën, krah së cilës ka shkruar këto fjalë: “Sillu me njerëzit ashtu si ti ke qejf që ata të sillen me ty, jep dashuri në vend të urrejtjes, jep kompliment ose këshillë në vend të kritikës, jep respekt nëse do të fitosh respektin e të tjerëve, zgjidh modestinë para mëndjemadhësisë e injorancës. Arroganca, urrejtja, vetëbesimi i tepruar në vitin 2020 janë qasje e gabuar që të çojnë drejt një fundi shumë keq. Zgjidhe vetë”.
Këto fjalë të artistit janë mbështetur nga të gjithë ndjekësit e tij, të cilët kanë lënë menjëherë komente të ndryshme.
Kujtojmë se Majk ka sjellë shumë projekte muzikore, solo apo bashkëpunime të cilat janë kthyer në hite dhe numërojnë miliona klikime në kanalin e ‘Youtube’./revistawho.com