Arritja e Ibrahimoviçit shqiptar
Me paraqitjen e tij në takimin kundër Empolit, mesfushori me tipare sulmuese i Frosinones, Arijon Ibrahimoviç, ka marrë vlerësime nga mediat italiane si edhe ka realizuar arritje personale. 17-vjeçari në takimin e tij të parë titullar në kampionatin italian, bëhet lojtari i parë në Serie A, që ka shënuar dhe ka asistuar në të njëjtën ndeshje në pesë ligat e mëdha evropiane këtë sezon.
Vetëm Salvatore Foti, 17 vjeç e 188 ditë dhe Mario Balotelli 17 vjeç e 238 ditë, kanë shënuar dhe asistuar në moshë më të re se sa talenti i Bajernit, 17 vjeç e 330 ditë në 20 sezonet e fundit. Ibrahimovic bëhet futbollisti më i ri që ka kotribuuar në të paktën dy gola në Serie A.
Futbollsiti u vlerësua me notën 7.5 për paraqitjen e tij në fushë kundër Empolit të portierit Etrit Berisha. Këtë sezon ka luajtur 101 minuta në Serie A dhe 78 në Kupën e Italisë, ku ka realizuar edhe 1 gol. I lindur në Nuremberg të Gjermanisë nga prindër nga Kosova, talenti 17 vjeçar ka luajtur për përfaqësuesen U 19 të Gjermanisë. Por shërbimet e tij i kërkon edhe përfaqësuesja shqiptare e futbollit.