Arriti peshën 100 kg, Beyonce u dobësua në këtë mënyrë

Këngëtarja e famshme amerikane kishte performuar në festivalin e muzikës Coachella në vitin 2018-të, vetëm 10-të muaj pasi solli në jetë binjakët e saj Rumi dhe Sir, ndërsa tani ka treguar detajet se si ka ardhur në formë pas lindjes në dokumentarin e saj Homecoming.

Bey-2

Artistja amerikane kishte arritur në peshën 100 kilogramëshe kur u bë nënë në vitin 2017-të, ndërsa iu nënshtrua një diete strikte për ta humbur peshën e shtatzënisë. “Në mënyrë që t’i arrija qëllimet e mia, e limitova veten në një dietë pa bukë, pa karbohidrate e pa sheqer, pa mish, pa peshk e pa alkool… isha e uritur”, ka thënë ajo në film.

Bey-1

“Nuk është si dikur që mund të bëja prova deri në 15-të orë në ditë. Tani kam fëmijë dhe kam një burrë. E më duhet të kujdesem për trupin tim”, ka thënë Beyonce. 33 ditë para festivalit, Beyonce i provoi kostumet e saj të vjetra dhe ishte tejet e lumtur ta kuptonte që ishte e gatshme t’i vishte ato, shkruan Prive.