I arrestuan të dashurin si bos droge/ Viola Spiro rrëfehet: Nuk më del rroga, i marr borxh…

Ajo është një nga moderatoret e emisioneve sportive më të komentuara në media e rrjetet sociale së fundit, jo vetëm për jetën e saj e publike, por edhe pas arrestimit të të dashurit të cilësuar bos droge në Itali. E kemi fjalën për Viola Spiron, e cila së fundi ishte e ftuar në emisionin “Lart e poshtë”, ku foli për pasionin për shopping, veshjet e bukura dhe blerjet e shtrenjta. Ajo tregoi se jo pak herë i merr borxh motrës ish-velinë Petrula, pasi nuk i del rroga e saj.“Mundohem të blej dhe gjëra të shtrenjta, por kur janë outlet ose kur ka ulje, kur është diçka që bie në sy por nuk është masive. E urrej kur janë në modë dhe mund ta blej kushdo, pasi realisht të gjithë mund të blejnë një palë atlete të shtrenjta ose një veshje të shtrenjtë sepse mund të kursejnë.Edhe unë kam kursyer. Madje kam marrë dhe para borxh motrës time për të blerë një çantë të shtrenjtë që nuk mund ta përballonte një rrogë kështu që më duheshin ekstra”, tregoi Viola./Story.al/