Arrestohet Valdrin Saiti në Turqi! Ja çfarë thotë avokati i stilistit të famshëm!
Një ditë më parë u raportua se stilisti i njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti u arrestua në Turqi pasi iu gjet një sasi droge në çantë, derisa po kalonte kontrollet në Aeroportin e Stambollit.
Sipas raportimeve, Sahiti gjatë kontrollit është paraqitur me pasaportën diplomatike, të cilën e posedon nga viti 2020.
Por, avokati i Valdrin Sahitit, Besnik Berisha ka dhënë një tjetër version rreth ngjarjes. Berisha tha se klienti i tij ka vijuar rrugën normalisht dhe ka pasur vetëm një keqkuptim me çantën të cilën e kishte harruar në aeroplan.
“Nuk është e vërtetë që ai është arrestuar e aq më pak që është paraburgosur. Përkundrazi ai ka vijuar rrugën normalisht dhe keqkuptimi lidhur me çantën e tij që e kishte harruar në aeroplan është sqaruar me autoritetet turke dhe nuk ka asnjë çështje të ngritur kundër tij në shtetin e Turqisë dhe aq më pak për posedim të paautorizuar të substancave narkotike siç është raportuar. Ai aktualisht është në Dubai ku po vazhdon agjendën e tij biznesore. Falënderojmë të gjithë për shqetësimin e shprehur, por e vërteta është më ndryshe nga ajo çfarë është raportuar”, thotë avokati Berisha./K.C/dritare.net