Arrestohet sensacioni i mediave sociale, Hasbulla! Ja arsyeja
Ambasadori i UFC dhe sensacioni i mediave sociale Hasbulla Magomedov thuhet se u arrestua në vendlindjen e tij Dagestan, për shkak të shkeljeve të shumta gjatë drejtimit të automjetit teksa ka qenë me një grup miqsh due festuar martesën e njërit prej tyre.
20-vjeçari dhe miqtë e tij kanë bllokuar një rrugë kryesore për të bërë donuts. Hasbulla në rrjetet sociale kërkoi falje për ngjarjen dhe premtoi se nuk do ta bënte më kurrë teksa konfirmoi se nuk ishte ai që drejtonte makinën.
“Kjo nuk do të ndodhë më, kërkojmë falje”, shkroi Hasbulla në Twitter. “Duhet të përgjigjemi për këtë. Unë nuk po i jepja makinës.”
Ministria e Punëve të Brendshme të Dagestanit bëri një deklaratë në të cilën thuhet se djegia e gomave dhe bllokimi i rrugëve është një tradit e zakonshme në vend kur festohet një martesë.
“Argëtimi i shfrenuar për raste dasmash në Dagestan është traditë për shumë njerëz” thuhet në deklaratë. “Në mungesë të mënyrave të tjera të argëtimit, një opsion i tillë primitiv është ende jashtëzakonisht i popullarizuar – bllokimi i rrugëve për përdoruesit e tjerë të rrugës, djegia e gomës, përplasja e makinave me njëra-tjetrën dhe shumë karakteristika të tjera që, në fakt, nuk kanë të bëjnë fare me festën.”
Sipas ministrisë grupi i miqve kishte deklaruar se “emocionet e dasmës” kishin bërë që ata të kryenin veprime të tilla.
“Të gjithë pjesëmarrësit u dërguan në polici dhe në lidhje me ta, punonjësit e Inspektoratit Shtetëror të Trafikut të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Dagestanit hartuan protokolle administrative për të gjitha shkeljet.” –shkruhet në deklaratë.
Hasbulla, i cili ka Mangësi të Hormonit të Rritjes, e njohur më shpesh si “nanizëm”, u bë viral për herë të parë në vitin 2021 dhe tani ka mbi 9 milionë ndjekës në Instagram. Ai vjen nga i njëjti vend me legjendën e UFC, Khabib Nurmagomedov, i cili është bërë miku i tij më i mirë.
Kjo është hera e dytë në pak muaj që Hasbulla është në telashe. Së fundmi, rrjetet sociale kritikuan veprimet e tij ndaj një maceje dhe ai gjithashtu kërkoi falje për atë incident.