Arrestohet personi që goditi me telefon Bebe Rexha-n

Një 27-vjeçar është arrestuar pasi i hodhi një telefon Bebe Rexha gjatë koncertit të saj në New York City.

Artistja ishte duke performuar në The Rooftop në Pier 17 kur ndodhi incidenti dhe ajo ra në gjunjë nga dhimbja. Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së qytetit të Nju Jorkut konfirmoi për The Mirror se Nicolas Malvagnaështë arrestuar dhe akuzuar për sulm.

“Të dielën e datës 18 qershor 2023 rreth orës 2200, policia u njoftua për një sulm të ndodhur në Pier 17. “Nga hetimet paraprake në vendngjarje u konstatua se një 27-vjeçar ka hedhur me dashje celularin ndaj një performueseje 33-vjeçare në skenë, duke e goditur në fytyrë. Individi u ndalua në vendngjarje dhe u dërgua në Komisariatin e Parë për përpunimin e arrestit. Artistja u dërgua në një spital të zonës në gjendje të qëndrueshme,” thanë ata në një deklaratë.

Ngjarja u kap në kamera dhe u shpërnda në Twitter nga një tjetër pjesëmarrës i koncertit. Në klip shiheshin fansat duke paralajmëruar sigurinë për njeriun që hodhi telefonin. Më pas ai u nxor nga turma , ndërsa Bebe Rexha u ndihmua nga anëtarët e ekipit të prapaskenës.

Sipas llogarisë në Twitter Pop Base, këngëtarja “duhej të bënte tre qepje” pasi u godit në kokë nga telefoni. Fansat e saj dolën në rrjetet sociale për t’i uruar shërim të shpejt, me një person që shkroi në Twitter: “Vajzë e mjerë, personi duhet të shkojë në burg për këtë”. Një tjetër tha: “Pse ia bëni këtë Bebe Rexhës?” ndërsa një person i tretë thjesht shtoi: “E turpshme”./Lapsi.al