Arrestohet në Greqi muzikanti i njohur shqiptar, u kap me 5 kg hashash në makinë

Dy persona janë arrestuar paraditen e 20 Marsit në Rodos, si transportues të 5 kg lëndë narkotike, e llojit hashash. Mediat greke shkruajnë se një prej të arrestuarve është një muzikant i njohur me origjinë shqiptare, që prej vitesh ka punuar në Athinë me këngëtarë të njohur dhe që ka spikatur edhe në konkurset muzikore, megjithëse nuk bëjnë me dije emrin e tij. Droga u gjet në bagazhet e tij të udhëtimit. Por i riu ka thënë se ishte përdorues i lëndës narkotike dhe ka shprehur pendim. Ai ka pranuar se do të merrte 500 Euro për transportin, ndërsa ka deklaruar se greku 18-vjecar që udhëtonte bashkë me të, nuk kishte dijeni për drogën, shkruan Opinion.al. Në seancën për masën e sigurimit personal, gjykata vendosi të lërë në burg shqiptarin, ndërsa grekun në detyrim paraqitje. Gjykata vendosi gjithashtu që ky i fundit duhet të paguajë për lirinë e tij një garanci prej 2.000 eurosh. Le të shohim nëse në ditët në vazhdim mediat greke do të bëjnë publik emrin e muzikantit shqiptar. /Story.al/