Arrestohet gruaja e bosit të drogës ‘El Chapo’, për çfarë akuzohet Emma Aispuro
Gruaja e bosit të drogës, meksikanit Joaquín “El Chapo” Guzman, është arrestuar nga autoritetet e SHBA l.
Emma Coronel Aispuro, e cila u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar “Dulles” në Washington DC, dyshohet se është pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Sipas dokumenteve të gjykatës ajo akuzohet më saktësisht pêr pjesëmarrje në një skemë për shpërndarjen e kokainës, metamfetaminës, heroinës dhe marihuanës.
Ndërkohë kujtojmë që vetë “El Chapo” aktualisht po vuan një dënim të përjetshëm në New York për trafik droge dhe pastrim parash. Për 63-vjeçarin, ish-kreun e kartelit “Sinaloa”, zyrtarët amerikanë thonë se është furnizuesi më i madh i drogës në SHBA.
Bashkëshortja e tij, përveç akuzave për trafik droge, akuzohet gjithashtu për komplot në bashkëpunim, për të ndihmuar burrin e saj të arratisej nga burgu në Meksikë në 2015.
Dokumentet e gjykatës thonë se Aispuro dyshohet gjithashtu se ishte e përfshirë në planifikimin e një arratisje tjetër nga burgu për burrin e saj, para se ai të ekstradohej në SHBA në Janar 2017. Ajo ende nuk ka folur mbi akuzat.
Emma Coronel Aispuro, 31 vjeç, është qytetare amerikano-meksikane, do të bëjë paraqitjen e saj fillestare në një gjykatë federale në DC përmes video-konferencës.
/News31
Burimi: Justice.gov